Tuesday, November 24, 2015

Roli i albuminave në organizëm

ÇKA JANË ALBUMINAT DHE ÇFARË NDIKIMI KANË NË ORGANIZMIN TONË?
Albuminat janë bashkëdyzime të ndërlikuara organike të cilat janë elementi përbërës më kryesorë i gjakut, lëkurës, muskujve dhe i të gjitha organeve të mbrendshme. Meqenëse organizmi nuk është në gjendje ti sintetizojë të gjitha aminoacidet e nevojshme është me rëndësi futja e tyre përmes ushqimit. Për dallim prej yndyrnave dhe hidrateve të karbonit proteinat nuk deponohen në organizëm.
Proteinat e futura përmes ushqimit në organizëm zbërthehen në aminoacide. Pastaj në mëlqi kryhet krijimi i proteinave të cilat pastaj sintetizohen në ato të nevojshme për organizëm.
Aminoacidet përsëri kthehen në proteina. Teprica shëndrrohet në yndyrna ose digjet.
Aminoacidet gjenden në ushqimet me prejardhje bimore dhe shtazore. Në drithëra, perime dhe bimët bishtajore gjenden të gjitha njëzet aminoacidet e nevojshme për krijimin e proteinave të caktuara. Proteinat bimore quhen jokomplete, kurse ato shtazore komplete. Mirëpo me kombinimin e mirë të përbërësve të ndryshëm bimorë organizmi ynë fiton aminoacidet e nevojshme. Kjo quhet komplementaritet. Spektri i proteinave lehtësisht të tretshme gjendet në qumësht dhe në vezë të cilat shërbejnë si plotësim i shkëlqyeshëm i ushqimit bimorë.